18:58 / 08.09.2021
Përplasen dy varka në Indi, viktima dhe të zhdukur
Dy anije janë përplasur dhe njëra prej tyre u përmbys në Indinë verilindore.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ne bordin e tyre ishin të paktën 100 persona, shumica e të cilëve notuan në breg. Sipas raportimeve të mediave një grua ka humbur jetën dhe rreth 20 persona rezultojnë të zhdukur.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:30 në shtetin Assam, ku një nga anijet që po vinte nga Jorhat u përplas me tjetrën që vinte në drejtim të kundërt në lumin Brahmaputra.
Videot e ngarkuara në mediat sociale tregojnë varkën duke u përmbysur pas rrëzimit, pasi disa njerëz përpiqen të kapen, ndërsa të tjerët hidhen në ujë.
Kryeministri Narendra Modi shkroi në Twitter se “po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të shpëtuar pasagjerët”./A2























