09:02 / 09.09.2021
Shiu i dy muajve bie në tre orë, përmbytet qyteti francez
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në juglindje të Francës.
Situata më problematike është regjistruar në rajonin e Agen, ku sipas raportimeve reshjet e dy muajve kanë rënë brenda 3 orësh duke përmbytur qytetin.
Ujërat kanë dalë në rrugë dhe dhjetëra njerëz kanë kërkuar ndihmë pasi e kanë gjetur veten të papërgatitur dhe janë bllokuar në makina e shtëpi.
Momentalisht nuk raportohen viktimat, por dëmet materiale vlerësohen të mëdha.























