13:16 / 09.09.2021
Me vetëm 4 përbërës mund të bëni ëmbëlsirën më të mirë me çokollatë
S`ka asgjë më të mirë se recetat e shkurtra dhe me pak përbërës. Zakonisht marrin më pak kohë, bëhen më shpejt, ka më shumë gjasa të gabosh dhe rezultati do t`i kënaqë të gjithë. Për këtë recetë ju duhen vetëm 4 elementë.
Përbërësit:
- 4 lugë pluhur kako
- 4 lugë miell misri
- 120 gram sheqer
- 800 ml qumësht
Në vazhdim:
- Përzieni bashkë përbërësit e thatë me 300 ml qumësht.
- Pjesën tjetër të qumështit (500 ml) vendoseni të nxehet në një tenxhere.
- Pasi qumështi është nxehur, hidhni përzierjen në qumështin e nxehtë dhe përzieni derisa masa të trashet.
- Hiqeni nga nxehtësia dhe ndajeni në tasa të vegjël.
- Mund ta dekoroni me copëza çokollate ose çfatë dëshironi!
























