13:40 / 09.09.2021
Erdogan më 19-22 shtator do të vizitojë SHBA-në
Presidenti Erdogan do të mbajë një fjalim për pjesëmarrësit në samitin i cili do të zhvillohet në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së në New York.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 19-22 shtator do të vizitojë SHBA-në për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency.
Sipas informacioneve të marra, mësohet se Erdogan do të mbajë një fjalim për pjesëmarrësit në samitin i cili do të zhvillohet në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së në New York.
Në kuadër të samitit, parashikohet që Erdogan të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e disa vendeve.
Gjithashtu pritet që Erdogan të bëjë edhe inaugurimin e "Shtëpisë Turke", ndërtimi i së cilës ka përfunduar në Manhattan.























