Suedi, Ministri i Ekonomisë njofton largimin e papritur nga politika
BKT
   Bota

Suedi, Ministri i Ekonomisë njofton largimin e papritur nga politika

Ministri suedez i Ekonomisë, Ibrahim Baylan ka njoftuar daljen e papritur nga politika.

”Nuk do të jem më kandidat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Është koha për të bërë diçka tjetër”, deklaroi ai.

Ai zyrtarisht do të japë dorëheqjen nga posti i tij ministror në një kongres partie në fillim të nëntorit, gjatë të cilit kryeministri Stefan Lofven gjithashtu do të largohet nga presidenca e social-demokratëve dhe do të dorëzojë postin e kreut të qeverisë.

Lofven njoftoi masën në gusht në mes të trazirave në qeverinë e tij të pakicës.

49-vjeçari Baylan ishte emigranti i parë që mbante një post ministror suedez dhe ka qenë ministër i Çështjeve Ekonomike që nga viti 2019.

Ai më parë mbante disa poste të tjera qeveritare./atsh