Valneva shkel detyrimet me Britaninë për prodhimin e vaksinave anticovid
Kompania që prodhon vaksina anti-COVID, Valneva, deklaroi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka përfunduar kontratën e saj pasi ka shkelur një detyrim.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pretendon se kemi shkelur detyrimet sipas marrëveshjes së furnizimit, por ne e mohojmë ashpër këtë,” – thuhej në deklaratën e kompanisë franceze Valneva.
Britania ka porositur 100 milionë doza të vaksinës prodhuar nga Valneva dhe kishte mundësi të siguronte 90 milionë doza shtesë. Vlera e këtyre 190 milionë dozave është rreth 1.4 miliardë euro.
Kompania filloi dorëzimin e të dhënave të vaksinës për miratim në Agjencinë Rregullatore të Mjekësisë dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton euronews.albania.
VLA2001 është një vaksinë e çaktivizuar, e shtuar, e cila përbëhet nga grimca të tëra të paaktivizuara të virusit të SARS-CoV-2 të përzier me dy ndihmës për të rritur nivelet e antitrupave.























