Zelanda e Re donon edhe 3 milionë $ ndihmë humanitare për Afganistanin
BKT
   Bota

Zelanda e Re donon edhe 3 milionë $ ndihmë humanitare për Afganistanin

Zelanda e Re më 30 gusht kishte donuar 3 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit.

Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, ka njoftuar se vendi do të dërgojë edhe 3 milionë dollarë ndihmë humanitare në Afganistan, e njëjta shumë që u dërgua tashmë muajin e kaluar.

Ajo në një deklaratë tha se Zelanda e Re dëshiron të përqëndrojë ndihmën tek gratë dhe fëmijët në Afganistan dhe se ajo do të drejtojë ndihmën për agjencitë përkatëse të Kombeve të Bashkuara UNICEF dhe UNFPA.

Zelanda e Re më 30 gusht donoi 3 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit, ndërsa mjetet i pagoi tek Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Agjencia Ndërkombëtare për Migracion.

Autoritetet e Zelandës së Re para muajit maj evakuuan ushtarët e tyre që ishin përfshirë në misione në Afganistan për 20 vjet. Deri më 27 gusht, avionët ushtarakë të Zelandës së Re evakuuan edhe shtetasit afganë të cilëve u ishte dhënë viza.