14:24 / 13.09.2021
Indi, shembet një ndërtesë katërkatëshe në New Delhi
Ka frikë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, kryesisht ndërtues që punonin në objekt.
Një ndërtesë katërkatëshe në ndërtim në kryeqytetin e Indisë në New Delhi është shembur.
Policia tha se aksidenti ndodhi në rajonin Malkaganj të New Delhi-t.
Hindustan Times raporton se një numër i madh i ekipeve të ambulancës, zjarrfikës dhe policisë u dërguan në vendin e aksidentit.
Ka frikë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, kryesisht ndërtues që punonin në objekt.























