10:01 / 14.09.2021
A ka ardhur koha për të hequr dorë nga Chrome
Pavarësisht një reputacioni të dobët për privatësinë, shfletuesi Chrome i Google vazhdon të dominojë. Ai ka rreth 65 % të tregut dhe dy miliardë njerëz e përdorin rregullisht.
onkurrenti i tij, Safari i Apple, mbetet shumë prapa me nën 20% të tregut. Chrome është i integruar ngushtë me infrastrukturën e grumbullimit të të dhënave të Google, duke përfshirë shërbime të tilla si kërkimi në Google dhe Gmail dhe dominimi i tij në treg i jep atij fuqinë për të ndihmuar në vendosjen e standardeve të reja në internet. Chrome është një nga mjetet më të fuqishme të Google për mbledhjen e të dhënave.























