Talebanët thyejnë premtimin për paqe në provincën Panjshir
BKT
   Bota

Talebanët thyejnë premtimin për paqe në provincën Panjshir

Pas largimit të forcave ndërkombëtare nga Afganistani, talebanët morën pushtetin në duarte e tyre, përveç luginës së Panjshirit, provincë e udhëhequr nga Ahmad Masud, i biri i udhëheqësit të muxhahedinëve Ahmad Shah Masud, i cili ka luftuar kundër ish BRSS-së, por që më vonë qe vrarë nga Al Qaida.

Fillimisht në atë provincë u bënë luftime të rrepta mes forcave talebane dhe mbështetësve të forcave afgane, nën udhëheqjen e Ahmad Masud. Pas shumë ditësh të luftimeve të rrepta u arrit marrëveshja për një paqe në atë rajon, bëjnë të ditur mediet skandinave.

Siç njofton BBC, forcat talebane kishin premtuar paqe me banorët e atij rajoni, por me kalimin e kohës, ata vranë dhjetëra civilë.

Këtë veprim të talibanëve e konfirmon edhe organizata botërore për të drejtat e njeriut, HRW, duke ofruar emra të njerëzve të ekzkekutuar në forma të ndryshme nga talebanët, me justifikimin se kanë qenë bashkëpunëtorë të forcave të huaja./RTKLive