13:09 / 14.09.2021
Mbretëria e Bashkuar po lehtëson kontrollet doganore
Problemet logjistike në tregtinë botërore tani po e bëjnë më të lehtë për Mbretërinë e Bashkuar të lehtësojë kontrollet doganore, që në fakt do të prezantoheshin si efekt i Brexit-it.
Kontrollet që ishin menduar të hynin në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, ndër të tjera, ushqimet e importuara tani janë shtyrë deri në korrik 2022, raporton gazeta The Guardian.
Një lloj i caktuar i shkresave të lidhura me importin e mallrave si vezët, mjaltin dhe produktet e qumështit gjithashtu është shtyrë, pasi fillimisht ishte menduar të hynte në fuqi nga 1 tetori.
Nga shoqatat tregtare vendase, të lidhura me bujqësinë britanike, po shqyrtojnë të orgnaizojnë protesta, pasi besohet se kjo po u ofrohet prodhuesve të huaj një avantazh konkurrues./RTKLive























