13:14 / 14.09.2021
Putin në izolim për shkak të rasteve me koronavirus në rrethin e tij
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se presidenti rus ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit.
Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në izolim në ditët në vijim, pasi raste të infektimit me koronavirus (COVID-19) u regjistruan në rrethin e tij të brendshëm, njoftoi Kremlini.
Të hënën, presidenti rus ishte i pranishëm në disa ngjarje publike. Ai u takua me paralimpistët rusë, mori pjesë në stërvitjet ushtarake në koordinim me Bjellorusinë dhe u takua me kreun e regjimit sirian Bashar Al-Assad.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se presidenti rus ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit.
Në prill, Putin u vaksinua plotësisht me vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V.























