Pas shtatë ditësh, vihen nën kontroll zjarret në jug të Spanjës
BKT
   Bota

Pas shtatë ditësh, vihen nën kontroll zjarret në jug të Spanjës

“Shiu që ka rënë për disa orë me radhë, ka qenë shoqëruesi më i mirë i ekipeve tona të përkushtuara dhe punëtore. Niveli i alarmit për shkak të zjarreve është ulur në zero”, deklaroi kreu i qeverisë autonome të Andaluzisë.

Zjarret që përfshinë një sipërfaqe prej 9.670 hektarësh në zonën rurale të Malagës në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u vunë nën kontroll ditën e shtatë pas reshjeve të shiut, raporton Anadolu Agency.

“Shiu që ka rënë për disa orë me radhë, ka qenë shoqëruesi më i mirë i ekipeve tona të përkushtuara dhe punëtore. Niveli i alarmit për shkak të zjarreve është ulur në zero. Tani sfida e re është puna e ftohjes”, deklaroi Juanma Moreno, kreu i qeverisë autonome të Andaluzisë.

Siç raportohet, gati 2.000 që janë detyruar të largoheshin nga rajoni për shkak të zjarreve që filluan më 8 shtator dhe kapluan zonën malore Bermeja, po kthehen në shtëpitë e tyre.

Një zjarrfikës humbi jetën në ditën e dytë të zjarrit.

Gati 400 pjesëtarë të personelit, përfshirë ushtarë, dhe 41 avionë mbështetën përpjekjet e shuarjes së zjarrit.