Gashi:Jemi furnizuar me ilaçe por kemi mungesë të disa produkteve esenciale

Gashi:Jemi furnizuar me ilaçe por kemi mungesë të disa produkteve esenciale

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë (QKMF), Bujar Gashi, ka thënë se shërbimet për COVID-19 i japin në 15 qendra të mjekësisë familjare nga një siç ka qenë më herët.

Ai ka thënë se ditëve të fundit ka rënë kërkesa për shërbime nga të prekurit me virus.

“Në Prishtinë kemi rreth 3 mijë e 600 raste aktive. Në katër ditët e fundit kemi rënie të kërkesave për shërbime sa i përket pacientëve me COVID-19. Shërbimet ofrohen në 15 qendra në dhoma të ndara, më herët janë dhënë vetëm në lagjen ‘Kalabria’,” ka thënë Gashi ne Kallxo.com.

Drejtori i QKMF-së ka potencuar se janë duke u përballur me mungesë të mjekëve, kurse sa u përket ilaçeve, Gashi tha se këto ditë kanë marrë furnizim të mjaftueshëm nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ka mungesë të mjekëve, kurse sa i përket ilaçeve, para dy muajve  prej 180 sa janë kërkuar kanë marrë vetëm 30.  Sot kemi marrë furnizimin e parë që është i mirë dhe 90 për qind e kërkesës sonë është plotësuar”, shtoi tutje Gashi.

Bujar Gashi potencoi se Lista Esenciale është mbushur mirë, por kanë ende mungesa të disa llojeve të shiringave dhe kanillave.


MË SHUME NGA Shëndetësi