Dashnorja e Lavrovit e mban ndikimin në Ministrinë e Jashtme ruse
BKT
   Bota

Dashnorja e Lavrovit e mban ndikimin në Ministrinë e Jashtme ruse

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka një dashnore të fshehtë e cila ushtron ndikim të rëndësishëm brenda ministrisë dhe zotëron disa prona luksoze, sipas një hetimi të ri nga media hulumtuese e botuar të martën. (Link: https://istories.media/investigations/2021/09/14/glavnaya-taina-ministra-lavrova/)

Svetlana Polyakova, e cila punon në Ministrinë e Jashtme të Rusisë që nga viti 2014, ka një marrëdhënie “të gjatë dhe shumë të ngushtë" me Lavrov, raportoi iStories, duke cituar një burim të paidentifikuar brenda ministrisë.Hetimi i iStories është raporti i tij i parë i madh që kur u etiketua si "agjent i huaj" muajin e kaluar, një veprim që erdhi mes asaj që kritikët e Kremlinit e quajnë një përpjekje për të shuar zërat kundërshtues përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji.iStories raporton se Polyakova dhe familja e saj posedojnë prona në Rusi dhe Britani me vlerë mbi 1 miliard rubla (13.7 milion dollarë) përveç një flote makinash luksoze. Këto pasuri të shtrenjta nuk përputhen me pagën modeste të Polyakova në Ministrinë e Jashtme dhe bizneset e saj të tjera, tha iStories.


Polyakova ka emëruar disa miq të ngushtë në pozicionet kryesore të Ministrisë së Jashtme ruse, raportoi iStories, ndërsa zyrtarët që kundërshtojnë këto emërime janë të detyruar të japin dorëheqje, sipas një individi pa emër i cili ishte në mesin e atyre që u larguan. Organi hetimor zbuloi gjithashtu se disa nga miqtë e Polyakova e identifikuan atë si "Svetlana Lavrova" në kontaktet e tyre telefonike.Sipas regjistrave të fluturimeve të marra nga iStories, çifti ka realizuar disa udhëtime së bashku, përfshirë edhe atë në qytetin turistik jugor rus të Soçit, ku Polyakova dyshohet se zotëron një apartament në vlerë prej 50 milion rubla (685,750 dollarë) në një ndërtesë elitare në bregdetin e Detit të Zi.


Polyakova gjithashtu zotëron një apartament në një nga adresat më prestigjioze dhe të shtrenjta të Moskës, Prechistenka 13, të cilën iStories e vlerëson se mund të vlej rreth 9.5 milion dollarë.
Vajza e Polyakova, Polina, ndoqi “Imperial College College School” në Londër dhe që atëherë është bërë rezidente britanike, raportoi iStories. Në moshën 21 vjeç, Polina thuhet se ka nënshkruar një qira 999-vjeçare në një apartament në lagjen Kensington të Londrës për 4.4 milion funta.


Publiku identifikoi Polyakova përmes një videoje (https://youtu.be/5OSPIbCsnrw)të realizuar në dhjetor të vitit 2014 nga ceremonia e shenjtërimit të një katedrale ortodokse të restauruar ruse, ku ajo identifikohet me emrin e saj të plotë dhe si punonjëse e Ministrisë së Jashtme. Në një video (https://youtu.be/8njgqdQn-uk) tjetër, ajo mund të shihet së bashku me Lavrov dhe Presidentin Vladimir Putin në një turne në katedrale.


"Duhet të kalosh shumë miratime për të qenë pranë presidentit gjatë ngjarjeve të tilla me një numër të kufizuar pjesëmarrësish, dhe fakti që Polyakova u përfshi në ‘rrethimin elitar’, kjo flet për statusin e saj të veçantë," shkroi iStories. Në dhjetor të vitit 2014, Polyakova u njoh nga udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse Patriarku Kirill për rolin e saj në restaurimin e kishës së Shën Sergjit të Radonezhit në Tsarskoye Selo.Në votimin parlamentar të 19 shtatorit, partia qeverisëse, pro-Kremlin, Rusia e Bashkuar, do të kërkojë të ruajë shumicën e saj, pavarësisht vlerësimeve të ulëta të publikut.


Presidenti Vladimir Putin emëroi Lavrov dhe figura të tjera me vlerësime të larta për të kryesuar listën e kandidatëve të partisë Rusia e Bashkuar në fletëvotim. Të qenurit në listë nuk e detyron Lavrov të marrë një vend në legjislaturë edhe nëse zgjidhet.


Kryeredaktori i iStories, Roman Anin, i parapriu hetimit duke thënë se elita qeverisëse ruse ka frikë nga gazetaria investigative e pavarur e cila ekspozon korrupsionin e përhapur, prandaj Kremlini nisi një gjueti shtrigash ndaj “agjentëve të huaj".

"Për shumë vite, Sergei Lavrov, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, ka qenë një nga ministrat më të njohur të vendit, kështu që Presidenti Vladimir Putin u kërkoi të dy zyrtarëve të hyjnë në listën federale të partisë Rusia e Bashkuar në zgjedhjet e ardhshme të Dumës Shtetërore", ka shkruar Anin.