Togo vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për një vit
BKT
   Bota

Togo vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për një vit

"Në përputhje me dispozitat e ligjit, qeveria e Togos kërkoi dhe mori sot autorizimin për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme", tha sekretari i qeverisë, Natchaba.

Asambleja Kombëtare e Togos, një shtet në Afrikën Perëndimore, votoi të martën për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, sepse vendi vazhdon të luftojë përhapjen e koronavirusit (COVID-19).

"Në përputhje me dispozitat e ligjit, qeveria e Togos kërkoi dhe mori sot autorizimin për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme", tha sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kanka-Malik Natchaba.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 16 shtator për 12 muaj, njoftoi parlamenti.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në mes të përhapjes së rasteve të infeksionit të COVID-19, veçanërisht variantit Delta.

Gati 24 mijë raste pozitive si dhe 208 viktima janë raportuar në Togo që nga fillimi i pandemisë.