Përfaqësueset e futbollit të Afganistanit kanë ikur në Pakistan
Ekipi kombëtar i futbollit i grave në Afganistan ka ikur në Pakistanin fqinj për t`i shpëtuar sundimit talebanë.
"Ne mirëpresim ekipin kombëtar të futbollit të grave në Afganistan, ato erdhën këtu përmes kufirit Torkham," shkroi ministri pakistanez i Informacionit, Fawad Chaudhry, në Twitter, duke shtuar se lojtaret u takuan nga përfaqësuesit e Federatës Pakistane të Futbollit.
Chaudhry nuk tha asnjë detaj dhe është e paqartë se sa lojtare kanë ikur nga Afganistani dhe cili është plani i tyre për të ardhmen, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.
Përveç futbollisteve nga Afganistani kanë ikur edhe shumë gra intelektuale dhe figurash publike, të cilat janë larguar nga Afganistani që kur talebanët morën kontrollin mbi një muaj më parë./RTKLive























