Pjesëmarrësit në takimin e OKB-së duhet të vaksinohen
BKT
   Bota

Pjesëmarrësit në takimin e OKB-së duhet të vaksinohen

Të gjithë diplomatët që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së, në Nju Jork, javën e ardhshme, duhet të vaksinohen.

Kjo është një kërkesë e parashtruar nga zyra e kryebashkiakut të qytetit, njoftojnë mediet skandinave

Delegatët e OKB -së duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit për të hyrë në Dhomën e Debatit të Madh. Kjo vlen edhe nëse duan të hanë ose të ushtrojnë aktivitete në ambiente të mbyllura.

Nju Jorku prezantoi rregulla të reja këtë javë, ku shumë aktivitete të brendshme shtrojnë kërkesën që pjesëmarrësit të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronës./RTKLive