12:13 / 16.09.2021
OKB: Corona nuk ndikoi në ngadalësimin e ndryshimit të klimës
Pandemia COVID-19 nuk i ka ngadalësuar ndryshimet klimatike, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Meteorologjisë e Kombeve të Bashkuara (WMO).
Reduktimet e emetimeve të dioksidit të karbonit për shkak të pandemisë korona vitin e kaluar ishin të përkohshme dhe jo të mjaftueshme për të zvogëluar gazrat serë në atmosferë, njoftojnë mediet skandinave.
Sipas raportit, probabiliteti që vendet e botës të arrijnë qëllimin e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ngrohjen globale është në rënie në 1.5 gradë.
Lidhur me këtë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se ky është një vit kritik për veprimet klimatike./RTKLive























