Të paktën 50 të vdekur në luftimet në Jemen
BKT
   Bota

Të paktën 50 të vdekur në luftimet në Jemen

Të paktën 50 persona janë vrarë në luftimet në mes milicisë Huthi dhe forcat pro-qeveritare të Jemenit.

Në mesin e të vdekurve është një zyrtar i lartë ushtarak, bëhet e ditur sipas një zëdhënësi ushtarak.

Luftimet mes forcave pro-qeveritare dhe milicisë Huthi thuhet se kanë ndodhur në provincën al-Bayda, në Jemenin qendror, njoftojnë mediet skandinave.

Lufta në Jemen po vazhdon që nga viti 2014, ku janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Rreth 3.3 milion njerëz janë detyruar të largohen.

OKB-ja shpesh e ka përshkruar situatën në vend si krizën më të keqe humanitare në botë./RTKLive