Pfizer dhe Moderna: Mbrojtja e vaksinave bie pas disa muajve
Sharr Travel

Pfizer dhe Moderna: Mbrojtja e vaksinave bie pas disa muajve

Ndërsa rregullatorët amerikanë po shqyrtojnë mundësine e aprovimit të një doze të tretë vaksine, kompanitë Pfizer dhe Moderna njoftuan se mbrojtja e vaksinave të tyre mund të zbehet me kalimin e kohës.

Përpara një takimi të rëndësishëm të administratës për ushqimin dhe barnat ditën e premte, për të diskutuar mbi dozën përforcuese, Pfizer prezantoi një studim që sugjeron rënie të natyrshme të efikasitetit të vaksinës, që sipas shkencëtarëve, nuk lidhet edhe aq shumë me variantin Delta.

Të dhënat tregojnë se mbrojtja venitet 6-8 muaj pas dozës së dytë, duke u bërë gradualisht më pak e efektshme në intervale 2-mujore. Efektshmëria e vaksinës ra me 6% çdo dy muaj pas dozës së dytë; nga 96,2% që ishte një javë pas vaksinimit, në 83,7% katër muaj më vonë.

Kompania citon gjithashtu përfundimet e Izraelit, se një dozë e tretë e rikthente mbrojtjen në nivelet 95%.

Po ashtu, Moderna publikoi të mërkurën të dhënat që tregojnë rënie të imunitetit. Kompania bëri të ditur se po punon për një dozë përforcuese e cila synon të mbrojë njerëzit kundër varianteve të ardhshme të Covid-19./A2