Kisha Ortodokse Ruse me mësime propaganduese kundër Ukrainës
Sharr Travel

Kisha Ortodokse Ruse me mësime propaganduese kundër Ukrainës

Kisha Ortodokse Ruse vazhdon të luftojë Kishën Ortodokse Autoqefale të Ukrainës dhe të kryejë sulme propaganduese ndaj Patriarkanës Ekumenike, duke e akuzuar këtë të fundit për një "pushtim jo-kanonik të territorit të Kishës Ortodokse Ruse".

Në vitin 2017, si pjesë e një fushate propaganduese, Patriarkana e Moskës e përfaqësuar nga Qendra për Shkencë të Ortodoksisë, kishte falsifikuar dokumentet e shekullit të XVII -të, të cilat do të dëshmonin “unitetin” kanonik të Metropolit të Kievit dhe Kishës Ortodokse Ruse.

Në vitin 2021, propaganda ruse ka prezantuar një koleksion të materialeve të titulluar "Ribashkimi i Metropolit të Kievit me Kishën Ortodokse Ruse në 1676-1685”. Ku sipas përfaqësuesve të Kishës Ruse, ky material është një përgjigje ndaj anulimit të vendimit të vitit 1686 për transferimin e Metropolit të Kievit në juridiksionin e Kishës Ortodokse Ruse.

Faqja e internetit e Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë e Patriarkanës së Moskës tregon se koleksioni përfshin 246 dokumente, 200 prej të cilëve nuk janë botuar kurrë më parë ose thjesht nuk ekzistonin.

Raportohet gjithashtu se prezantimi i një burimi të ri të propagandës kishtare do të bëhet nga Mitropoliti rus Hilarion (Alfeyev).

Shikuar nga afër, mund t'i kushtoni vëmendje faktit që edhe vetë-përcaktimi i punës ka një gabim kolosal. 

Fjala "ribashkim" në kontekstin e kësaj çështje është absolutisht e papërshtatshme, pasi gjatë gjithë historisë së mëparshme Metropoli i Kievit ishte në unitet me Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës. Sidoqoftë, ambiciet perandorake të Kremlinit nuk do të lejojnë që propaganduesit rusë të përjashtojnë fjalën "ribashkim" nga titulli i koleksionit.

Së bashku me këtë, duhet të kujtojmë se në mars të këtij viti, në malin Athos në manastirin Pantokrator, Kisha Ortodokse Autoqefale e Ukrainës kishte botuar një broshurë që zbërthen propagandën ruse.