Reçeli i veçantë me kokrra të plota molle, shijojeni
Sharr Travel

Reçeli i veçantë me kokrra të plota molle, shijojeni

Mrekullohuni me shijen e kësaj recete. Përgatiteni dhe ëmbëlsoni veten dhe më të dashurit tuaj me shijen unike dhe të veçantë që ka.

PËRBËRËSIT

1 kg mollë të vogla

1,5 kg sheqer

4 filxhanë çaji me ujë

1 shkop kanellë

lëngun e një limoni dhe karafila

PËRGATITJA

Pastrojmë mollët nga lëkura dhe pjesën e brëndshme të farave, i vemë në tas me ujë të bollshëm dhe i hedhim lëngun e limonit.

Vemë një tenxhere ujin me sheqerin të ziejn dhe sa të mari valë shtojmë mollët, kanellën dhe çdo molle i vemë një karajfil dhe e lemë të ziejë  derisa të trashet shërbeti, (zierja mban rreth një orë), duke i hequr vazhdimisht shkumën që nxjerr.

Kur të jetë gati e heqim, e lemë të ftohet dhe më pas e fusim nëpër vazo./Kuzhinaime