Disa sekrete si t’i ruani patatet më gjatë
Sharr Travel

Disa sekrete si t’i ruani patatet më gjatë

Patatet janë një ndër perimet më të përdorura dhe për këtë arsye, shumica prej nesh jemi mësuar t’i blejmë ato në sasi të mëdha. Por çfarë ndodh kur i mbajmë në kuzhinë për shumë gjatë pa i gatuar?

Ata fillojnë të mbijnë dhe zbuten. Për të shmangur këtë situatë dhe për t’i mbajtur të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur, ndiqni këto këshilla të thjeshta.

– Mos i ruani në frigorifer. Me këtë mënyrë të gabuar të ruajtjes, niseshteja shndërrohet në glukozë, duke bërë që shija dhe struktura e tyre të mos jetë aq e mirë pas gatimit.

– Për ruajtjen më të mirë, preferoni t’i ruani në një vend të thatë, të ftohtë dhe të errët. Depoja e shtëpisë tuaj është ndoshta vendi ideal për diçka të tillë. Nëse nuk keni shumë hapësirë, të paktën sigurohuni që t’i vendosni në një vend pa dritë.

– Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të patates me çimenton ose ruajtjen e saj në qese najloni. Mënyra më e mirë është t’i vendosni në një qese letre, ku patatet mund të “marrin frymë”.