Tajvani i kundërvihet Kinës përmes OBT-së
Tani Tajvani duket se i kundërvihet Kinës në aspektin tregtar, përmes OBT-së.
Autoritetet tajvaneze e paralajmëruan Pekinin se do të çojnë në Organizatën Botërore të Tregtisë pasi ai njoftoi pezullimin e importit të një fruti ekzotik nga ishulli me pretendimin e shqetësimeve për shkak të pesticideve.
Administrata kineze e doganave urdhëroi bllokimin e mënjehershëm të këtyre ngarkesave, ndërsa ministri tajvanez i bujqësisë Chen Chi-chung u shpreh se Kina ka vepruar në mënyrë krejtësisht të njëanshme, pa ofruar asnjë provë shkencore.
Ai e kritikoi ashpër njoftimin që erdhi gjatë festivalit tradicional të mesit të vjeshtës, i cili kremtohet në Tajvan e në Kinë. Kjo është përplasja e fundit mes tyre për frutat në fjalë.
Marrëdhëniet mes Tajvanit dhe Kinës që e konsideron territor të sajin ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike, janë në pikën e tyre më të ulët prej dekadash të tëra.
Pekini prej kohësh e ka shtuar presionin politik dhe ushtarak për ta detyruar Tajpein të pranojë sovranitetin e tij, duke përdorur dhe provokimet me shkeljen e hapësirës ajrore dhe detare./tch























