13:04 / 20.09.2021
Heroi i ‘Hotel Ruandës’ dënohet për terrorizëm
Paul Rusesabagina, i njohur për veprimet e tij gjatë luftës civile në Ruandë të vitit 1994, që frymëzoi filmin hollivudian "Hotel Ruanda", është dënuar për terrorizëm.
Rusesabagina është përshëndetur si një hero për veprimet e tij gjatë gjenocidit, pasi vlerësohet se ka shpëtuar jetën e mbi 1,200 njerëzve.
Por, pak më shumë se një vit më parë, ai u shfaq në rrethana të diskutueshme në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, ku u arrestua shpejt dhe u akuzua për terrorizëm, duke cituar mbështetjen e tij për grupin e armatosur të ndaluar FLN.
Të hënën, gjykata në Kigali vendosi që Rusesabagina duhet të shpallet fajtor.
Dënimi, i cili mund të nënkuptojë deri në burgim të përjetshëm, nuk është shpallur ende./RTKLive























