Pheniani i frikësohet rinisjes së garës së armëve bërthamore

Pheniani i frikësohet rinisjes së garës së armëve bërthamore

Koreja e Veriut kritikoi ashpër SHBA dhe marrëveshjen AUKUS, aleanca e re në Indo-Paqësorin e nënshkruar javën e kaluar me Britaninë e Madhe dhe Australinë, veçanërisht në atë pjesë që përfshin furnizimin e Kanberras me tetë nëndetëse me fuqi atomike, e cila sipas Phenianit mund të shkaktojë rinisjen e “garës së armëve bërthamore në zonë’’.

“Këto janë akte jashtëzakonisht të padëshirueshme dhe të rrezikshme që prishin ekuilibrin strategjik në rajon Azi-Paqësor dhe shkaktojnë një zinxhir garash armësh bërthamore”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme.

Koreja e Veriut, javën e kaluar, lëshoi ​​dy raketa balistikë me rreze të shkurtër veprimi duke u bërë vendi i shtatë në botë që zotëron teknologji të tillë.

“Është krejt e natyrshme që vendet fqinje, përfshirë Kinën, i kanë dënuar këto veprime si të papërgjegjshme, duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin e rajonit”, deklaruan zyrtarë të  Koresë së Veriut.

Aleanca e re e mbrojtjese Australi-Britania e Madhe-SHBA u kërkua nga presidenti Joe Biden dhe synon të t’i kundërvihet fuqizimit të Kinës./atsh