Burundi, përmbytjet e rrëshqitjet e tokës lanë 100 mijë njerëz të pastrehë

Burundi, përmbytjet e rrëshqitjet e tokës lanë 100 mijë njerëz të pastrehë

Në Burundi të Afrikës Lindore për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në vitet e fundit më shumë se 100 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Në Burundi të Afrikës Lindore për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në vitet e fundit më shumë se 100 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Përfaqësuesja e Ruandës dhe Burundit e organizatës "Save the Children", Maggie Korde në një deklaratë me shkrim tha se Liqeni Tanganyika, i cili përfshin kufijtë perëndimorë të Burundit dhe njihet si liqeni më i thellë në botë pas Liqenit Baikal në Rusi, është zgjeruar vitet e fundit për shkak të ndryshimit të klimës dhe reshjeve të tepërta.

Korde tha se për shkak të zgjerimit të zonës së liqenit, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, shtëpitë e njerëzve që jetojnë në rajon u përmbytën dhe afërsisht 100 mijë njerëz u zhvendosën.

Duke theksuar se burundianët janë prekur nga konfliktet për vite me radhë dhe këtë herë ata po luftojnë me fatkeqësitë natyrore, Korde tha se "Bota duket se e ka harruar Burundin. Vendi mban barrën e ndryshimeve klimatike".

Korde duke përmendur numrin e madh të fëmijëve në rajon tha se këta fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë dhe mund të hanë vetëm një vakt ushqim në ditë.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për veprim të përbashkët për Burundin.