Një australian dënohet me 8 vjet burg për abuzim me të miturit në Kamboxha

Një australian dënohet me 8 vjet burg për abuzim me të miturit në Kamboxha

Moyle do të kalojë 8 vjet e nëntë muaj në burg me një periudhë pa liri me kusht prej 4 vjet e gjashtë muaj.

Një gjykatë në Australi dënoi një person nga Adelaide me mbi 8 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për abuzim seksual të fëmijëve në Kamboxha.

Gjykimi i lexuar nga gjyqtari Paul Cuthbertson më 17 shtator, gjeti Geoffrey William Moyle, 48-vjeç, që kishte filmuar veten duke abuzuar seksualisht me fëmijë të shumtë në Kamboxha, të cilët ishin midis moshës 10 dhe 14 vjeç, raportoi ABC News.

Moyle më vonë i ngarkoi videot në internet, duke shkaktuar shqetësim në mesin e viktimave të tij që tani janë në të 20-tat.

Ai u arrestua majin e kaluar dhe u shpall fajtor për 11 akuza, përfshirë nëntë që kishin të bënin me abuzimin seksual të fëmijëve në Kamboxha nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Ai e kreu veprën penale derisa dyshohet se punonte si ndihmës i huaj për Departamentin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Australisë, një pretendim i hedhur poshtë nga departamenti.

Moyle do të kalojë 8 vjet e nëntë muaj në burg me një periudhë pa liri me kusht prej 4 vjet e gjashtë muaj.

Dënimi i tij po ashtu përfshin nëntë muaj për "zotërimin e materialit të eksploatimit fëmijëror në Australi në vitin 2019".

Në korrik, një ish-kapiten në Trupat Detare të SHBA-së u shpall fajtor për abuzim seksual të të miturve në vendin e Azisë Juglindore. Michael J. Pepe, 67-vjeç, i cili i kreu veprat penale në vitin 2005.