Di Maio: Një observator anti fake news në mbrojtje të demokracisë

Di Maio: Një observator anti fake news në mbrojtje të demokracisë

Vala e dezinformimit dhe lajmeve të rreme ku kemi qenë dëshmitarë në vitet e fundit, në Evropë dhe në botë, rrezikon të minojë të drejtën për pronësinë e informacionit, që është baza e parimeve të qytetarisë demokratike, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në konferencën për shtyp për të prezantuar Observatorin Italian të Medias Dixhitale, pjesë e rrjetit evropian të angazhuar në luftën kundër dezinformimit.

“Observatori do të favorizojë bashkëpunim midis kontrolluesve të fakteve, akademikëve dhe të gjithëve palëve të interesuara, në mbështetje të përpjekjeve për të monitoruar dhe kuptuar natyrën e fushatës së dezinformimit, në mbrojtje të demokracisë italiane dhe evropiane”, shtoi Di Maio.

“Liria e shtypit dhe e shprehjes do të forcohet, ashtu si demokracia jonë, e cila mund të llogaritet mbi mjetet e reja për t’u bërë më elastikë ndaj fushatave të mundshme të dezinformimit në të ardhmen’’, shtoi Di Maio.  /atsh