Përmbytjet në Afrikë, mbi 100 mijë njerëz braktisin shtëpitë
Sharr Travel

Përmbytjet në Afrikë, mbi 100 mijë njerëz braktisin shtëpitë

Katastrofat natyrore kanë detyruar më shumë se 100.000 mijë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre në Burundi, Afrikë. Ky është raporti më i fundit i organizatës “Save The Children”.

Pjesa më e madhe e tyre kanë jetuar në brigjet e liqenit Tanganika ku niveli i ujit është rritur si pasojë e stuhive të fuqishme që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës. Njerëzit tregojnë se si janë zgjuar në mes të natës duke i gjetur shtëpitë dhe fermat e tyra të përpira nga liqeni, i cili është i dyti në botë për nga madhësia.

“Save The Children” i është referuar si “kriza e harruar”. Liqeni Tanganika përshkon Burundinë dhe rajone të tjera të Afrikës. Është liqeni më i gjatë me ujë të ëmbël. Gjatë prillit, niveli i tij u rrit nga 772.7 metra në 776.4. Ka shumë faktorë që ndikojnë në përmbytjet e tij, por ngrohja globale po shkakton reshje shiu të shpeshta në këtë rajon. Njerëzit janë të trembur për jetën e tyre, pasi nuk kanë siguri për të ardhmen. Në kampet e ngritura, pjesa më e madhe prej tyre janë fëmijë të moshave nën një vjeç, ndërsa të tjerë nuk ndjekin as shkollën. Përveç kësaj, munden të hanë vetëm një vakt në ditë./tvklan.al/