Gjykata Evropiane: Rusia qëndron prapa vrasjes së Litvinenkos
BKT
   Bota

Gjykata Evropiane: Rusia qëndron prapa vrasjes së Litvinenkos

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut tani ka vendosur që Rusia qëndron prapa vrasjes së Alexander Litvinenko në Londër, më 2006.

Siç raporton Sky News, Alexander Litvinenko vdiq nga helmimi në një spital në Londër në Nëntor 2006.

Që atëherë është sqaruar se ishte substanca radioaktive polonium ajo që vrau 44-vjeçarin.

Ai e ka marrë substancën pasi ka pirë çaj të helmuar me dy burra rusë në një hotel në Londër, njëri prej të cilëve ishte një ish oficer i KGB -së./RTKLive