Suedi: Konsulenti dënohet për spiunazh
Një 47-vjeçar dënohet me tre vjet burg për spiunazh në industrinë automobilistike suedeze.
Kështu bën të ditur Gjykata e Qarkut në Gëteburg.
Personi dyshohet se ishte takuar me një diplomat rus për disa vite për të dorëzuar informacione. Informacionet duhet të kenë ardhur gjatë kohës sa ai punonte si konsulent për Scania, njoftojnë mediet suedeze, transmeton RTKLive.
“Gjykata e rrethit ka arritur në përfundimin se personi kopjoi informacione sekrete si nga Volvo, ashtu edhe nga Scania dhe e transferoi këtë përmes USB, që ai më pas ia dorëzoi zyrtarit të ambasadës ruse dhe se ishte plotësisht i vetëdijshëm se informacioni që ai dha do të përfitonte nga Rusia ", thuhet në vendimin e Gjykatës së Rrethit.
Personi 47-vjeçar është një inxhinier ndërtimi dhe ka punuar si konsulent për Volvo Cars gjatë viteve 2016-2017 dhe nga shkurti 2018 deri sa u arrestua më 26 shkurt 2019, për Scania./RTKLive























