Kinë, 9 aktivistë u dënuan për pjesëmarrje në Memorialin Tiananmen
BKT
   Bota

Kinë, 9 aktivistë u dënuan për pjesëmarrje në Memorialin Tiananmen

Nëntë aktivistë të demokracisë janë dënuar me burgim në Hong Kong për pjesëmarrjen në një procesion me qirinj në përkujtim të masakrës në Sheshin Tiananmen.

Për më shumë se 30 vjet, Parku Victoria i Hong Kongut ka përkujtuar masakrën e 4 qershorit në Sheshin Tiananmen të Pekinit në vitin 1989.

Ngjarja përkujtimore ka qenë një nga simbolet më të spikatur të lirive politike në Hong Kong.

Kina ka forcuar kontrollin e saj në Hong Kong, veçanërisht që nga miratimi i një ligji të sigurisë rajonale në Pekin vitin e kaluar.

Ligji i Sigurisë kriminalizon, ndër të tjera, separatizmin, aktivitetet subversive kundër shtetit kinez, terrorizmin dhe aleancat me fuqitë e huaja.

Dënimi maksimal është burgim i përjetshëm.

Hong Kongu i përket Kinës, por në të kaluarën është lejuar të jetojë relativisht lirshëm në krahasim me Kinën kontinentale. Kina ka kërkuar të shtypë sistematikisht disidentët e Hong Kongut./RTKLive