11:53 / 21.09.2021
Australianët të lodhur nga izolimi, përplasje me policinë në Melburne
Nuk kanë të ndalur protestat kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë në Australi. Të lodhur nga izolimi i vendosur që prej shumë muajsh, mijëra persona morën pjesë në marshimin e radhës që u mbajt në Melburne.
Protestat në Australi kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe protestuesit kanë shtuar përplasjet me forcat e rendit që gjithashtu i janë kundërpërgjigjur akteve të dhunës.
Media të ndryshme kanë filmuar momentet ndërsa protestuesit sulmojnë forcat e rendit dhe në disa raste kanë dëmtuar dhe mjetet e tyre.
Policia ka arrestuar dhjetëra protestues, por duket se vala e tyre sa vjen e shtohet kjo edhe për faktin se Australia ka ndër masat më të forta shtrënguese, në krahasim me shumë vende të tjera.























