13:12 / 21.09.2021
"Nuk e kemi erën në favor për marrëveshjen bërthamore me Iranin"
Do të takohem me ministrin e ri të Jashtëm të Iranit, Hossein Amirabdollahian këtë javë, edhe pse është e vërtetë që në në këtë moment nuk e kemi në favor erën për një marrëveshje të mundshme bërthamore, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
”Teherani po përshpejton aktivitetet bërthamore dhe nuk po respekton të gjitha angazhimet e marra”, shtoi Le Drian duke folur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë kohën këtu në Nju Jork për të bërë këto negociata të domosdoshme për rifillimin e marrëveshjes bërthamore”, shtoi ai./atsh























