11:20 / 22.09.2021
Rusia me shifra jashtë normales, 817 viktima nga Covid brenda një dite
Në 24 orët e fundit, Rusia ka regjistruar 817 vdekje nga koronavirusi, krahasuar me 812 një ditë më parë.
Qendra e krizës së koronavirusit e konfirmoim lajmin.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 200 mijë e 625.
Sipas të dhënave nga qendra e krizës, 2.74% e pacientëve të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Rusi./vp























