Atentat mbi këshilltarin e presidentit të Ukrainës
BKT
   Bota

Atentat mbi këshilltarin e presidentit të Ukrainës

Makina në të cilën udhëtonte këshilltari kryesor i presidentit të Ukrainës, Sergei Shefir, është qëlluar me armë zjarri

Të shtënat u bënë rreth orës dhjetë, pranë fshatit Lesniki.

"Persona të panjohur qëlluan rreth dhjetë të shtëna nga një armë automatike," tha kryeprokurorja ukrainase, Iryna Venediktova, në Facebook.

Shoferi i makinës u plagos rëndë, por Shefir mbijetoi i padëmtuar, thuhet në një njoftim nga një avokat, pjesëtar i partisë së presidentit Shërbëtorët e Popullit, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.

Policia po heton incidentin si një përpjekje për vrasje dhe ka nisur një operacion special në kryeqytetin Kiev.

57-vjeçari Sergei Shefir ka njohur Presidentin Zelenskyj, i cili tani është në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Që të dy dikur punonin në industrinë e televizionit dhe filmit./RTKLive