Rikthen operacionet joemergjente në QKUK

Rikthen operacionet joemergjente në QKUK

Nga data 27 shtator (e hënë), Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të rikthejë operacionet joemergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

“Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me Covid-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat anti-Covid dhe të vaksinohen”, ka njoftuar ShSKUK-ja.