Suedi, priten të evakuohen shumë afganë këtë javë
BKT
   Bota

Suedi, priten të evakuohen shumë afganë këtë javë

Ambicia e Suedisë është që të nxjerrë më shumë njerëz nga Afganistani, në fund të kësaj jave.

Ata që janë të parët në radhë, janë njerëz me nënshtetësi suedeze dhe persona me leje qëndrimi në Suedi, raporton Ekot.

Cecilia Julin, drejtore në Ministrinë për Punët e Jashtme, thotë se një proces është duke u zhvilluar.

Dihet se Qatar Airways kryen disa fluturime midis Kabulit dhe Dohas.

“Kërkohet që ministri ynë i Punëve të Jashtme të komunikojë me homologun e tij afgan. Unë mendoj se shpresojmë se disa udhëtarët e parë mund të shkojnë në fund të kësaj jave”, thotë Cecilia Julin nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Po sipas kësaj ministrie, sot rreth 300 persona janë regjistruar në të ashtuquajturën listë suedeze./RTKLive