14:26 / 22.09.2021
Rrëzohet avioni rus, s`ka të mbijetuar
Një avion transporti “Antonov An-26” u përplas pranë qytetit lindor të Kabarovskit në Rusi duke vrarë të gjithë anëtarët e bordit.
Interfax bën me dije se numërohen gjashtë të vdekur nga aksidenti tragjik, të gjithë anëtarë të bordit të avionit.
Ndërkohë, sipas agjencisë tjetër TASS, avioni i rrëzuar i përket një kompanie private që kryen teste teknike mbi aeroportet e vendit. Ministria e Emergjencave të Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit janë duke kryer kërkime për të gjetur mbetjet e avionit që u zhduk menjëherë nga radarët. rrëzohet avioni























