Portugalia ka shkallën më të lartë vaksinimit në botë
BKT
   Bota

Portugalia ka shkallën më të lartë vaksinimit në botë

Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga “Our World In Data”.

Sipas mediave të huaja, rreth 84 përqind e popullsisë prej 10.3 milionë banorëve në vend tani është plotësisht e vaksinuar. Kjo është norma më e larta në botë, para Emirateve të Bashkuara Arabe (80.8 përqind) dhe Singaporit (77.3 përqind) dhe shumë përpara të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (61.6 përqind).

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar me dy doza 85 përqind të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësoj disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes, përcjell Telegrafi.

Bazuar në të dhënat e Worldometer, Portugalia deri më tani ka regjistruar rreth 1 milion raste të coronavirusit dhe më shumë se 17 mijë viktima.