RD e Kongos,lideri i rebelëve dënohet me burg të përjetshëm për krime lufte
BKT
   Bota

RD e Kongos,lideri i rebelëve dënohet me burg të përjetshëm për krime lufte

Gjykata Ushtarake e Kivut të Jugut dha vendimin e saj pas 10 ditësh të seancës në territorin Kabare pasi dhjetëra persona fajësuan Mihonya për krimet që ai kreu kundër tyre.

Një gjykatë në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) të mërkurën dënoi komandantin e luftës Chance Mihonya me burg të përjetshëm për krime kundër njerëzimit.

Gjykata Ushtarake e Kivut të Jugut dha vendimin e saj pas 10 ditësh të seancës në territorin Kabare pasi dhjetëra persona fajësuan Mihonya për krimet që ai kreu kundër tyre.

"Gjykata ushtarake e shpalli Chance Mihonya fajtor për disa krime, përfshirë vrasje, përdhunime, heqjen e lirisë dhe rekrutimin e fëmijëve në forcat e tij. Ai gjithashtu u shpall fajtor për shkatërrimin e mjedisit. Kjo është arsyeja pse ai është dënuar me burgim të përjetshëm”, tha kapiteni lejtnant Robert Longwa, një oficer sigurie në Kivun e Jugut.

Ai gjithashtu është urdhëruar të paguajë dëmshpërblim për të gjithë ata kundër të cilëve ai kreu krime.

Mihonya ishte një kapiten i ushtrisë në forcat e armatosura të RDK-së, por dezertoi në korrik të vitit 2019 dhe e shpalli veten kolonel para se të krijonte një grup të armatosur.

"Ai më rekrutoi me forcë në grupin e tij të armatosur dhe na bëri të organizojmë disa sulme ndaj trupave qeveritare. Unë arrita të ikja gjatë një sulmi. Jam i lumtur që ai është dënuar dhe burgosur”, tha Dismus Lovi, një nga viktimat e tij.