Borrell: Sa më e fortë Evropa, aq më e fortë edhe NATO-ja
BKT
   Bota

Borrell: Sa më e fortë Evropa, aq më e fortë edhe NATO-ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa nuk mund të ndahen dhe për mbrojtjen e Perëndimit ne evropianët duhet të ndajmë pjesën tonë të përgjegjësisë dhe jemi në gjendje të veprojmë edhe të vetëm nëse është e nevojshme, shkroi në Twitter përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Sa më e fortë të jetë Evropa, aq më e fortë do të jetë NATO”, theksoi  Borrell duke postuar intervistën e tij edhe në ”Pbs NewsHour”.

“Nuk e kuptoj pse një Evropë më e fortë duhet të jetë një shqetësim për NATO-n”,  specifikon përfaqësuesi i BE-së.

”Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë edhe të vetëm në situata, raste dhe në vende ku nuk mund të presim ndërhyrjen e SHBA-së ose NATO-s”, theksoi Borell./atsh