Sekuestrohen mbi 560 kilogramë heroinë në juglindje të Turqisë
"Droga e paligjshme u sekuestrua në rrethin Yuksekova të provincës juglindore Hakkari", tha ministri i Brendshëm, Soylu në Twitter, duke postuar fotografi të drogës së kapur.
Policia turke ka sekuestruar rreth 566 kilogramë heroinë, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu.
"Droga e paligjshme u sekuestrua në rrethin Yuksekova të provincës juglindore Hakkari", tha Soylu në Twitter, duke postuar fotografi të drogës së kapur.
"Ne nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që fëmijët dhe brezat tanë të shkatërrohen nga droga", tha ai, duke uruar ekipet e policisë për operacionin e tyre të suksesshëm.
Ndërkohë, me ndihmën e qenve nuhatës, ekipet e xhandarmërisë lokale në rrethin Posof të provincës Ardahan në verilindje gjetën bimë kanabisi.
Të paktën 6.322 kanabis u shkatërruan duke u djegur në koordinim me zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pyjeve.























