SHBA, 2.700 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve
BKT
   Bota

SHBA, 2.700 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 42,54 milionë.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 681.222, prej të cilëve 2.700 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,54 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,65 milionë raste të konfirmuara dhe 68.239 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 212,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 182,3 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.