Pesë të vdekur nga stuhia në malin më të lartë të Evropës
BKT
   Bota

Pesë të vdekur nga stuhia në malin më të lartë të Evropës

Pesë persona kanë vdekur teksa përpiqeshin të ngjiteshin në malin Elbrus, në Rusi.

Grupi i përbërë nga 19 persona, nga të cilët katër ishin alpinistë profesionistë, të cilët ishin në një lartësi prej 5.000 metrash kur sakaq moti u shndërrua në një stuhi dëbore, njoftojnë mediet skandinave.

Një person filloi të mos ndihej mirë dhe u kthye me një udhëzues dhe gjatë rrugës vdiq.

Katër persona të tjerë vdiqën kur ishin duke zbritur, ndërkohë që stuhia e borës sa vinte e rritej.

Disa nga grupi, të lënduar me plagë të lehta të shkaktuar nga stuhia e të ftohtit, po trajtohen në spital./RTKLive