Helsinki ofron dozën e tretë të vaksinës kundër koronës
Atyre që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër koronës në intervale prej gjashtë javësh, tani u ofrohet një dozë e tretë, pa pasur nevojë rezervimin e kohës.
Helsinki po fillon të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës Covid-19 për ata që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë në intervale prej vetëm gjashtë javësh, por që të kenë kaluar gjashtë muaj që nga dhënia e vaksinës së dytë.
Kështu bën të ditur zëdhënësi i qytetit të Helsinkit.
Në këtë grup përfshihen njerëzit mbi moshën 85 vjeçe, të cilët ishin ndër të parët që u vaksinuan dimrin dhe pranverën e kaluar.
Vaksinimet bëhen pa pasur nevojë për të rezervuar kohën në stacionet e vaksinimit dhe gjithashtu në shtëpitë e pleqve.
Qëllimi i dozës së tretë është forcimi dhe zgjatja e mbrojtjes së imunitetit që siguron vaksina.
Ata që kanë marrë dy doza dhe kishin Covid-19, nuk e marrin vaksinën./RTKLive























