13:27 / 27.09.2021
Britani, kriza për furnizim me karburant drejt zgjidhjes
Mungesa e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë që qeveria të heqë përkohësisht ligjin e konkurrencës, në mënyrë që benzina të arrijë në stacionet e benzinës në tërë vendin.
Sipas The Times, shoqata e stacioneve të karburantit të vendit "PRA" deklaron se midis 50 dhe 90 për qind të stacioneve të mbushjes kanë mbetur pa benzinë, ose janë afër mbarimit të karburantit.
Sipas disa mediave, kryeministri Boris Johnson po konsideron vendosjen e ushtrisë për të ndihmuar në dërgimin e lëndës djegëse në stacionet e benzinës./RTKLive























