13:40 / 27.09.2021
Arrestohet një aktivist i IRA-s për tentim-vrasje
Një 21-vjeçar, në Irlandën e Veriut, është arrestuar nën dyshimin për tentim- vrasjeje ndaj një oficeri policie.
I arrestuari dyshohet se kishte vendosur një bombë pranë makinës së policisë.
"Personi i dyshuar është arrestuar me ndihmën e njësitit për terrorizmin", tha në një njoftim për shtyp inspektorja e krimit nga njësia e hetimit për terrorizmin, Andra Hamlin.
Sipas policisë, i arrestuari duhet të ketë lidhje me grupin IRA./RTKLive























